• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Humbi nipërit në tërmetin e 26 nëntorit, xhaxhai falenderon publikisht artistin e njohur

Historia e fundit që mbylli puntatën e parë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e vëllezërve Abazi nga qyteti i Gjilanit. Shemsedi dhe Isa Abazi humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit. Vëllezërit ishin me profesion mekanik makinash dhe çdo javë udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tyre. Ata ishin të martuar dhe paratë që fitonin i dërgonin për të ndërtuar shtëpinë në Gjilan. Fatkeqësisht ëndrra e tyre për të ndërtuar një shtëpi të madhe mbeti përgjysëm dhe lanë pas 6 fëmijë të vegjël.

Në studio kishte ardhur xhaxhai i tyre, Ramadan Abazi për të falenderuar publikisht një ndër artistët më të dashur të muzikës shqiptare, këngëtarin Ermal Fejzullahun. Në momentin kur Ermal Fejzullahu ishte njohur me historinë e vëllezërve Abazi kishte dhuruar një shumë prej 100000 eurosh për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Duke qenë se dhimbja e prindërve për dy vëllezërit Abazi ishte e madhe, si përfaqësues i familjes në vend të tyre kishte ardhur xhaxhai, Ramadani. Ai i’u drejtua Ermal Fejzullahut me këto fjalë: “Zoti të dhëntë shëndet ty dhe familjes tënde, për ndihmën që i dhe vëllait tim. Edhe pse ata dëshironin të të falenderonin vetë, por dhimbja është shumë e madhe.” Në fund Ermal Fejzullahu u shpreh duke thënë se shqiptarët janë një popull me zemër të madhe dhe këtë e treguan me solidaritetin e tyre./revistawho.com