• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Humbën gjithçka për të cilën kishin punuar për 40 vite, familja nga Thumana bëhet me shtëpi të re

Familja Jangozi nga Thumana ishin personazhet e rrradhës të programit “Dua të të bëj të lumtur” të cilët fatkeqësisht kishin mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Saliu kishte ardhur në studio për të falenderuar dhe për të shprehur mirënjohjen bashkëshortes së tij, Resmijes.
Saliu dhe Resmija ishin martuar me mblesëri dhe në jetë kishin sjellë 4 fëmijë. Gjatë gjithë jetës ata kishin punuar dhe kishin kursyer vazhdimisht për të ndërtuar shtëpinë në të cilën banonin. Fatkeqësisht shtëpia për të cilën kishin sakrifikuar gjithçka për 40 vjet u shkatërrua brenda disa sekondave, duke i detyruar ata që të jetojnë në çadër. Pavarësisht se kishte mbetur i pastrehë dhe problemeve ekonomike, Saliu nuk e kishte humbur forcën për të vazhduar përpara.
Për këtë arsye ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i dhënë një mesaszh Resmijes që jeta vazhdon dhe se ata duhet të shohin vetëm përpara. “Që nga 26 nëntori unë shoh se ti je akoma e shqetësuar, por duhet të falenderojme Zotin që jemi akoma gjallë. Prandaj ngrije kokën lart dhe bëhu e fortë sepse ne do ja dalim përsëri!”,- ishin fjalët e Saliut ndaj Resmijes.
Moderatorja Arbana Osmani në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” kishin rezervuar një surprizë për çiftin nga Thumana. Drejtori i këtij Fondacioni, Shaqir Palushi i premtoi publikisht Saliut dhe Resmijes që brenda disa muajve do t’u ndërtonte një shtëpi të re./revistawho.com