• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hueyda El Saied ka dy njerëz të preferuar dhe këtë e pranon publikisht me shumë dashuri

Hueyda El Saied është më e lumtur se kurrë me gjithçka po përjeton në këtë moment të jetës së saj dhe postimet e showgirl-it të njohur përcjellin gjithmonë pozitivitet. Së fundmi ajo ka publikuar një foto krah partnerit të saj prej vitesh, me të cilin marrëdhënia vetëm forcohet çdo ditë. “Thierry Grosjean, ti dhe Gabriel jeni njerëzit e  mi të preferuar për aq kohë sa kam jetë”,-shkruan ajo krahas shkrepjes së marrë nga një darkë romantike e çiftit.

Hueyda jeton prej vitesh larg Shqipërisë, por herë pas here rikthehet edhe këtu. Ndërkohë, publiku e ndjek çdo detaj të jetës së saj nëpërmjet ‘Instagram’ ku bukuroshja e ekranit publikon foto të djalit, partnerit dhe shumë detaje të tjera interesante. /revistawho.com