• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Horoskopi për javën 13-19 janar dhe eklipsi i hënës

Jeni akoma nën ndikimin e eklipsit të hënës të 10 janarit, veçanërisht deri të mërkurën. Java në përgjithësi nuk ka aspekte të vështira, por eklipsi që përmendet më lartë ka një vështirësi të konsiderueshme dhe rezultatet e tij do t’i ndjeni gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Prej datës 13 Venusi  kalon në shenjën e Peshqve ku do të qëndrojë deri në 7 shkurt. Jeta sentimentale dhe erotike bëhet më interesante me dëshirë për romantizëm dhe dashuri, duke shprehur me lehtësi ndjenjat tuaja. Në të njëjtën kohë dhe financat do të kenë një përmirësim, ndërkohë që dhe ju do të jeni më të ndjeshëm në lidhje me ndihmën ndaj të tjerëve. E mërkura dhe e enjtja janë ditë erotike dhe me shanse për financat. Në 16 janar Merkuri kalon në shenjën e Ujorit duke ju ndihmuar të jeni më komunikues dhe me ide më të mprehta për biznesin, karrierën dhe financat tuaja. Në fund të javës do të keni lajme të papritura, çështje dhe probleme që kërkojnë zgjidhje prej jush.

DASHI

Pak nga pak filloni të çliroheni nga rëndesa që ndjenit kohët e fundit. Prej kësaj jave do të filloni të gjeni zgjidhje për financat tuaja, madje do të keni dhe ndihmë. Peripecitë erotike nuk do të mungojnë këtë javë dhe çdo gjë varet nga dëshira juaj. Me mendim të thellë dhe programim do të gjeni zgjidhje në problemet që shfaqen në fund të javës.

DEMI

Ju jepet mundësia të keni kontakte sociale mjaft të mira dhe që do të ndihmojnë në planet dhe projektet tuaja. Të ardhurat tuaja do të përmirësohen dhe ndihma e miqve nuk do t’ju mungoj. Gjeni kohën të dilni me ta dhe kaloni momente të bukura. Fundi i javës kërkon prej jush zgjidhje të problemeve të punës apo të familjes dhe do të keni të reja apo lajme lidhur me to. Nga data 16 jepni më shumë rëndësi imazhit që do të krijoni në jetën tuaj profesionale pasi do të jeni objekt bisedimi. Nga ana tjetër përmes bisedave dhe arsyetimit do të gjeni zgjidhje për shumë çështje në punën tuaj.

BINJAKËT

Prej kësaj jave do të ndiheni më mirë dhe psikologjia juaj do të ndryshojë. Do të jeni më të komunikueshëm dhe me ide mjaft të zgjuara për punën, financat dhe jetën tuaj në përgjithësi. Vendosni një program dhe bëni projekte për periudhën që vijon. Lajme të papritura dhe çështje për të cilat me lehtësi do të gjeni zgjidhje do të keni në fund të javës.

GAFORRJA

Një periudhë mjaft e mirë fillon për ju, veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Jeta juaj emocionale dhe erotike bëhet shumë e pasur, por dhe financat tuaja do të kenë një përmirësim të konsiderueshëm. Në mes të javës do të keni takime interesante me miq apo të dashur ndërsa në fund të saj bëni një riorganizim të programit tuaj duke e vendosur atë në baza të reja.

LUANI

Erdhi momenti të ndryshojnë të dhënat në jetën tuaj të përditshme dhe ju të ndiheni më mirë. Do të rinovoheni dhe do të shijoni më mirë rutinën tuaj. Të ardhurat tuaja do të përmirësohen nga data 13 deri në 7 shkurt, ndërkohë që duhet të përfitoni nga takimet që do të keni në mes të javës. Nga data 16/2deri në fillim të shkurtit, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja marrin interes të veçantë dhe krijohen kushte mjaft të mira për to, me biseda dhe kontakte në fund të javës të cilat mund t’ju vështirësojnë pak, por nuk janë të pazgjithshme.   

VIRGJËRESHA

Prej kësaj jave dhe deri në 7 shkurt është një periudhë mjaft e mirë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Përfitoni nga periudha, dilni dhe gjeni dashurinë që tani ju ofrohet më lehtë se herët e tjera. Në të njëjtën kohë financat tuaja favorizohen. Nga data 16 deri në fillim të shkurtit mund të vendosni një program, i cili do të jetë i zbatueshëm dhe jeta e përditshme do të jetë më e përshtatshme në ‘metrat’ tuaja. Madje është periudha të filloni një dietë. Në fund të javës tregohuni të kujdesshëm në problemet apo çështjet që do të lindin, edhe në qoftë se befasoheni përpiquni t’i trajtoni me qetësi.

PESHORJA

Jeta juaj e përditshme bëhet më e bukur dhe më interesante, mjaft të jeni pak më të kujdesshëm në mënyrën se si do të ushqeheni, të mos ta teproni dhe të merrni kile. Diku aty në punë apo në lëvizjet që do të bëni gjatë ditës do të keni mundësi për njohje interesante të karakterit erotik. Madje nga 16 janari do të jeni më komunikues dhe me dëshirë për flirt dhe dashuri duke kaluar momente argëtimi me të dashurit tuaj. Në qoftë se jeni në fazën e realizimit të një vepre apo të një projekti krijues, idetë që do të keni tani do të jenë më të mprehta, më të zgjuara dhe do të ndihmojnë në realizimin e tij. Kujdes në shpenzimet që do të bëni në fund të javës, tendenca për shpërdorim është e theksuar.

AKREPI

Periudha është mjaft favorizuese për ju pasi krijon mundësitë të kaloni bukur, të argëtoheni, të flirtoni dhe të dashuroheni. Merrni të dashurit tuaj dhe shkoni një udhëtim apo ekskursion romantik për të ringjallur sërish ndjenjat tuaja. Për ju të interesuarit e shenjës mesi i javës krijon kushte për takime të bukura. Nga 16 janari dhe deri në fillim të shkurtit në qendër të vëmendjes tuaj do të jetë familja dhe shtëpia, plus të tjerave. Vizita, biseda për probleme që ju interesojnë si dhe ndryshime në ambientin e shtëpisë do të jenë disa nga temat për periudhën në vijim. Një pjesë të tyre do t’i përjetoni në fund të javës të cilat do t’ju prishin disi qetësinë.

SHIGJETARI

Fillon një periudhë pozitive për ju gjatë të cilës do të ndiheni të gëzuar dhe mbi të gjitha me një psikologji të ripërtëritur, më të mirë dhe më pozitive. Puna do të shkojë më mirë dhe në shtëpinë apo familjen tuaj do të gjeni ngrohtësi dhe dashuri. Nga data 16 do të jeni më komunikues, me më shumë kontakte dhe fjala juaj do të bindë më lehtë, si rezultat do të keni arritje më të mira në çdo drejtim. Në fund të javës do të lindin disa probleme në punë apo me të afërmit tuaj për të cilat me lehtësi do të gjeni zgjidhje.

BRICJAPI

Jeni akoma në fazën e transformimeve, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë vitit, por jeni njerëz të fortë nga natyra dhe dini t’i përballoni vështirësitë. Kjo javë ka gjëra pozitive për ju, veçanërisht pas të martës. Ju jepet mundësia për takime interesante, për flirt, për dashuri dhe vetë prezenca juaj do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, prandaj mos qëndroni indiferent ndaj ftesave që do të keni. Në fund të javës përqendrohuni në financat tuaja dhe bëni lëvizjet e duhura po qe e nevojshme.

UJORI

Prej kësaj jave dhe deri në 7 shkurt do të keni mundësinë të përmirësoni të ardhurat financiare përmes punës suaj apo përmes shfrytëzimit të pronës, madje në mes të javës mund të keni kontakte për të diskutuar lidhur me to. Nga data 16 dhe deri në fillim të shkurtit Merkuri në shenjën tuaj ju bën më komunikues, me ide mjaft të mprehta duke arritur më lehtë synimet tuaja përmes bindjes dhe arsyetimit. Nuk do të mungojnë dëshira për flirt, peripeci dhe dashuri. Në fund të javës do të përballoheni me probleme apo çështje të familjes tuaj të cilat do t’ju trazojnë qetësinë.

PESHQIT

Një periudhë mjaft e bukur fillon për ju deri në 7 shkurt me Venusin në shenjën tuaj, një pozicion mjaft i mirë për të. Do të jeni më të bukur, më të ëmbël, më të dashuruar duke joshur dhe duke tërhequr të tjerët me kalimin tuaj. Përfitoni nga periudha dhe promovoni ato që ju interesojnë, si në jetën tuaj personale ashtu dhe në atë profesionale. Në fund të javës të afërmit tuaj kanë nevojë për ndihmë, mos hezitoni t’ja ofroni./revistawho.com