Dashi
Do lodheni pak për të gjetur njeriun e duhur, por do ja dilni mbanë. Në planin financiar do t’i mbani të ardhurat e stabilizuara.
Demi
Tregohuni të kujdesshëm me fjalët e thëna, sepse prej tyre mund të lëndohen shumë njerëz. Financat do jenë të mira.
Binjakët
Dedikojini kohë plotësisht partnerit dhe familjas, ndërsa për pjesën tjetër do të mendojnë të tjerët.
Gaforrja
Ana profesionale do t’iu interesojë shumë sot. Duhet të tregoheni të arsyeshëm dhe mos të hidhni hapa të pamenduara.
Luani
Do keni shumë takime, por nuk do ndiheni gati për ndryshime në status. Financat duhet t’i riorganizoni sa më parë.
Virgjëresha
Keni lenë shumë situata pezull. Po e nënvlerësoni shumë personin tuaj të zemrës, por duhet t’i jepni zgjidhje sa më shpejt kësaj situate.
Peshorja
Sot s’do i mendoni gjërat dy herë dhe do hidheni në krahët e një personi që thjesht e pëlqeni.
Akrepi
Lejani gjërat kohës mos kërkoni me ngulm ndryshime të nxituara.
Shigjetari
Disa situatave të vogla në marrëdhënien tuaj në çift duhet t’i vini pikat mbi “i” dhe këtë duhet ta filloni që me mëngjesin e sotëm.
Bricjapi
Mos jini të ashpër me partnerin sepse nuk mund të pretendoni që ai të jetë i gatshëm t’ju durojë.
Ujori
Ditë e mbushur me lumturi. Në planin financiar do jeni shumë mirë.
Peshqit
Keshillat e miqve do të jenë ideale, për t’i dhënë zgjidhje diçkaje në jetën tuaj.