• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Histori prekëse/ Puthja e fundit e këngëtares Joey Feek me të bijën 2 vjeçe

Historia rrënqethëse e dyshes së muzikës ‘country’ Joey dhe Rory, shumë popullor në SHBA, ka prekur zemrat e milionave amerikanë. Ajo është në prag të vdekjes për shkak të një tumori dhe bashkëshorti i saj vendos të publikojë historinë e gruas që dashuron në blogun ‘This Life I Live’ (‘Jeta që jetoj’). Gjithçka ka filluar në vitin 2014, kur gruaja zbuloi se kishte një kancer në mitër: në nëntorin e shkuar, ajo vendosi të mos luftojë më me sëmundjen dhe të ndërpresë kurat mjekësore. E vetmja dëshirë e saj ishte ajo për të parë fëmijën, të prekur nga sindromi ‘down’, të mbushte 2 vjeçe. Dhe ia arriti. “Joey ka bashkuar familjen dhe i tha lamtumirë secilit, mamasë së saj, babait dhe tre motrave” , – shkruan i shoqi në blog. Shumë lot u derdhën, ndërsa i shpjegonte secilit se sa shumë i donte dhe që do të kthehej shpejt në shtëpi. Që koha e saj në spital kishte përfunduar dhe do të flinte shpejt. Pastaj kërkoi t’i sillja vajzën tonë. E vendosa të voglën tonë, Indiana, mbi trupin e saj dhe kemi qarë të gjithë ndërsa i thoshte sa shumë e donte: ‘Duhet të jesh një vajzë e madhe për babanë tënd, mamaja do të të shikojë’, pastaj e ngriti dhe e puthi. Puthja e lamtumirës”. Në blog-un e tij, Rory ilustronte momentet e sëmundjes: “Infermierja u kthye edhe një herë tjetër, – shkruante ai në 29 shkurt, – këtë mëngjes për të na thënë se Joey do të qëndronte mes nesh akoma edhe për pak ditë. Joey e jetoi jetën e saj plotësisht dhe një nga gjërat e fundit që ka thënë para se të përfundonte në gjumë të thellë, ku qëndroi për disa ditë, ishte: ‘Mund të them me qetësi se nuk kam asnjë keqardhje, bëra gjithçka kam dashur, duke e jetuar jetën që kam dashur gjithnjë të bëj”. Përktheu: gazeta Shqip