• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Hera tashmë një vajzë e rritur, Rezarta Shkurta zbulon talentin e vajzës së saj

Rezarta Shkurta prej vitesh është larguar nga muzika për të vazhduar biznesin në “Hera Company” me pasionin e saj për fotografinë. Rezarta publikon shpeshherë copëza të punëve të saj me bebushat, por përsa i përket vajzës së saj ajo tregohet hermetike dhe mundohet të mos e publikojë shpesh në rrjetet sociale. Mirëpo ditën e sotme, Shkurta ka publikuar një foto të Herës, ku vogëlushja shfaqet duke pikturuar disa luledielli në telajo. Si çdo prind, dhe ish-këngëtarja duket se është shumë krenare për vajzën dhe ‘arritjet’ e saj, si dhe është mbështetja më e madhe për të. Me aq sa duket në foton e publikuar, Hera është rritur shumë dhe bashkë me të, edhe talenti dhe pasioni për pikturën./revistawho.com