Ata janë dy nga artistët e rinj të showbizit shqiptar, të cilët numërojnë mijëra fansa dhe bëjnë muzikë shumë të mirë. Po flasim për Alban Ramosaj dhe Yll Limanin, të cilët po hyjnë fuqishëm në showbiz-in shqiptar me muzikën e tyre. Por a ka rivalitet mes tyre?!
Joooo… aspak madje të dy i dëgjojnë këngët e njëri-tjetrit.
https://youtu.be/bkZ6aToFxek
“Shumicën po, tani ka publikuar një këngë me Danin, nuk e kam mësuar ende por do ta mësoj edhe atë”, ka thënë Alban Ramosaj në një intervistë për Lart e Poshtë.
Këngëtari i hitit “ A më do”, ka thënë se nuk ka rivalitet mes tyre pasi secili ka vendin e tij në showbiz.
Nga ana tjetër edhe Yll Limani ka treguar se është fans i muzikës që kolegu Ramosaj ka publikuar deri tani.
Ai nuk ka ngurruar të tregojë se shumë shpejt do të sjellë për publikun edhe dy projekte të tjera që janë vazhdim i këngës “Ike”./revistawho.com