• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hana dashuria më e madhe e artistes, Loredana gdhend në krah tatuazhin dedikuar vajzës së saj

Reperja e njohur, Loredana, ka rënë në sy që prej fillimeve të saj në estradën shqiptare për pasionin e madh që ka për tatuazhet. 23-vjeçarja numëron disa të tilla me kuptime të ndryshme në trup, ndërsa ka vendosur që tatuazhin e fundit t’ia dedikojë të voglës së saj, Hanës. Ajo ka publikuar pak më parë në llogarinë në ‘Instagram’ një foto të krahut ku duket se ka shkruar me shkronja kapitale emrin e të bijës, Hana.

Artistja publikon herë pas here momente të ndryshme gjatë ditës pranë vogëlushes, duke zbuluar se pavarësisht koncerteve të shumta që ajo ka mbajtur, Hana mbetet prioriteti kryesor i saj dhe ky tatuazh nuk kishte se si të mungonte.

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në muajin dhjetor të vitit 2018 pas një marrëdhënie dashurie disavjeçare./revistawho.com