• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Hajde jetë hajde”, Ermal Mamaqi zbulon me një fjali suksesin e Elvanës edhe jashtë kufijve

Mbrëmjen e kaluar, Elvana Gjata promovoi filmin ‘2 Gisht Mjaltë’ së bashku me Ermal Mamaqin në Zyrih të Zvicrës. Siç u vu re dhe nga videot e publikuara nga të dy miqtë, ishin të shumtë shqiptarët të cilët e mirëpritën projektin e tyre dhe në vendin e huaj. Pak më parë Ermali ka publikuar një foto krah Elvanës, ku duket se janë duke shkuar për në premierën e filmit, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Ec aty, me badigarda, me gjëra. Hajde jetë hajde”.

Në këtë mënyrë Mamaqi ka zbuluar edhe një herë një pjesë të suksesit së këngëtares së dashur, Elvana Gjata. Edhe më parë ai ka treguar në emisionin e tij së bashku me stilistin Valdrin Sahiti, se Gjata paguhet 20.000 euro për një koncert.

Kujtojmë se pas natës së djeshme, pritet që sot dyshja të promovojë filmin e tyre në qytetin e Luzernës në Zvicër./revistawho.com