• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hailey Bieber ka treguar me detaje përballjen me ankthin: Qaja gjatë natës dhe nuk flija dot

Hailey Bieber është shfaqur në një intervistë për ‘Glamour’ dhe ka rrëfyer disa detaje për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Më herët modelja ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni për një kohë të gjatë dhe vetëm së fundmi ka treguar detaje nga ajo periudhë. “Nuk flija dot gjumë. Njerëzit më pyesnin ‘Si je?’ dhe unë ju përgjigjesha: ‘Jam shumë mirë’, por në të vërtetë qaja gjatë gjithë natës në dhomën time të hotelit”,-ka thënë ajo.

Bukuroshja ka pranuar se e vetmja zgjidhje që mundi të gjejë ishin mjekimet dhe terapia. Ajo sugjeron që të gjithë ata që janë në të njëjtën situatë të kërkojnë ndihmë. /revistawho.com