Që në momentin kur modelja e njohur Hailey Baldwin kurorëzoi dashurinë me Justin Bieber, duke u bërë bashkëshortja e tij, shumë prej fansave kanë pritur që dyshja të ndahet. Së fundmi 22-vjeçarja është shprehur në një intervistë për ‘Cosmopolitan’, se fansat e Justin janë ata që po e presin me padurim ndarjen e tyre dhe se nuk e kupton këtë dëshirë të tyre për t’i parë ata të dështojnë.
Megjithatë Baldwin vazhdoi të ishte pozitive dhe në fund shtoi se është thjeshtë një botë e keqe dhe njerëzimi po mundohet shumë.
Kujtojmë se fansat e Bieber kanë lënë gjithashtu një sërë komentesh negative në postimet e modeles, duke e sulmuar herë pas here për lidhjen me këngëtarin./revistawho.com