• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Habit me pamjen e tij të re, Jul Deda paralajmëron tre projektet e ardhshme

Janë të shumtë VIP-at që kanë zgjedhur t’i kthehen bjondes, qoftë këto edhe meshkuj. Tashmë kësaj liste i është shtuar dhe aktori i humorit, Jul Deda, i cili ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me një pamje krejtësisht ndryshe, me flokë dhe mjekër të verdhë. Në këtë postim Juli ka zbuluar se do të jetë pjesë e kastit të filmit më të ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Me siguri ky ndryshim ka të bëjë me rolin e tij, por nuk mbaron me kaq. Aktori gjithashtu ka zbuluar se së shpejti do të nisë një format i ri në “Tv Klan”, si dhe një projekt personal. Për këtë të fundit nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, pasi ka vendosur që për momentin ta mbajë sekret. Përsa i përket formatit të ri në “Tv Klan”, mund të bëhet fjalë për emisionin e humorit “Kalifornia Show”, ku thuhet se do të jetë programi që do rikthejë Marina Vjollcën në ekran, megjithatë na mbetet të presim fillimit e sezonit të ri të emisioneve për të mësuar më tepër detaje./revistawho.com