Kanë kaluar disa muaj nga dasma mbretërore, megjithatë jehona e saj vazhdon ende. Çdo ditë dalin fakte të reja dhe situata të cilat na bëjnë të njohim më mirë çiftin e ri, Meghan Markle dhe Princ Harry.
Më e përfolura e dasmës sigurisht që ishte nusja, e cila kishte zgjedhur të dilte sa më e thjeshtë në këtë ditë të rëndësishme për të. ‘Make up-i’ i thjeshtë i Meghan të linte përshtypjen sikur ajo nuk ishte lyer fare por në fakt grimieri, Daniel Martini zbuloi se ishin teknikat që e bënin të dukej e tillë. Në një intervistë të dhënë së fundmi Daniel ka treguar më tepër për Meghanin dhe kushtet e saj në ditën e madhe. Ai tha se dukesha është njeriu më i thjeshtë, i duruar dhe më pak i bezdisur se të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar.
Kur u pyet nëse ajo e kishte konsideruar të vendoste një buzëkuq të kuq të ndezur, ja çfarë tha ai:
“ Jo, fare sepse unë thjesht e njoh atë dhe absolutisht që jo. Gjëja e fundit që doja që Harry të shihte tek ajo ishte makjazhi, unë doja që ai të shihte atë. Ata janë shumë të dashur dhe gjëja e fundit që do doja do ishte të ndaloja këtë vetëm sepse do kishte vendosur një buzëkuq të kuq. Është thuajse si një shenjë ndalimi.”
Meghan kishte vendosur një makijazh minimalist, dhe për këtë Daniel tha se është sulmuar shumë në rrjetet sociale.
“Ishte interesante sepse u sulmova shumë në Instagram pasi nuk kisha përdorur mjaftueshëm makijazh, por ajo për të cilën njerëzit nuk mendojnë është se ajo ka qenë një aktore më parë dhe shkonte dhe në tapet të kuq. Ajo donte që dita e dasmës së saj të ishte për të, ajo thjesht donte të ishte vetvetja.”- u shpreh ai./revistawho.com