Një urim special në 24-vjetorin e lindjes, futbollisti i Arsenalit Granit Xhaka ka marrë nga e fejuara e vet, Leonita. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku duken të dy të përqafuar dhe poshtë dedikimi special për ditëlindje. Mes të tjerash, ajo zbulon edhe emrin përkëdhelës, me të cilin thërret të fejuarin e saj. “URIME ditëlindja dashuria e jetës time, i gëzofsh edhe 100 tjera. Të lumtura së bashku me ne! Të dua my Bebbilino, dashuria ime, shoku im më i mirë.