• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Granit Xhaka bëhet baba, Taulanti shpreh gjithë gëzimin: Qenka ndjesia më e bukur

Ditën e sotme Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë duke u bekuar me një vajzë. Futbollisti i njohur publikoi ditën e sotme në rrjete sociale një imazh me dorën e tij, Leonitës dhe vogëlushes shoqëruar me mbishkrimin: “Mirësevjen princesha jonë e vogël! Mami dhe babi të duan”.

Përpos urimeve të shumta nga miqtë, nuk ka munguar as ai i vëllait të tij, Taulantit. Ky i fundit ka publikuar po të njëjtën foto në ‘Instagram’, duke shprehur gëzimin e madh që është bërë xhaxha për herë të parë. “Nuk e di as vetë si t’ja uroj mirëseardhjen këtij bebi në këtë botë, kësaj mrekullie të pastër që është padyshim gëzimi më i madh i prindërve të vet dhe i gjithë ne familjarëve. Emocion shumë i madh kush e ka provuar besoj që më kupton. Qenka ndjesia më e bukur, jam shumë i lumtur. Një mbesë e vogël na ka zbukuruar jetën. Xhaxhi Tuk të uron shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë, do të jem këtu për ty sa herë që të kesh nevojë, të dua bebi”, ka shkruar Taulanti.

Gjithashtu ai është shprehur krenar dhe i bindur se vëllai i tij do jetë një prind i mrekullueshëm, e ka treguar se Leonita do të ketë gjithmonë mbështetjen e familjes Xhaka. Taulanti dhe Graniti kanë pasur gjithmonë një lidhje shumë të ngushtë së bashku dhe madje këtë gjë e kanë treguar edhe në rastet kur u është dashur të jenë kundërshtarë të njëri-tjetrit në fushën e blertë. /revistawho.com