• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën private, Anxhela Peristeri vendos ‘të martohet’ në një program televiziv

Anxhela Peristeri ka qenë shpeshherë në qendër së mediave rozë për shkak të spekulimeve të ndryshme lidhur me jetën e saj private. E ftuar në emisione të ndryshme, këngëtarja ka treguar se nuk është në një lidhje dashurie.

Së fundmi e ftuar në studion e ‘Why Not’ së bashku me Roza Latin, Anxhela ka inskenuar një pjesë ku shfaqet e veshur nuse. Ashtu siç ka zbuluar dhe Roza së bashku me stafin është realizuar një dasmë brenda studios së programit.

“E ftuara speciale për ne sot është Anxhela Peristeri dhe meqenëse kemi merak me kë është a s’është Anxhela, ne si ‘Why Not Show’ rikontaktuam me murgeshën dhe thamë t’i vëmë kapakun këtij muhabeti njëherë e përgjithmonë”, ka shkuar Lati krah videos së shkëputur nga emisioni i sotëm.

Në këtë mënyrë Roza i ka ftuar të gjithë ta ndjekin mbrëmjen e sotme, pasi së bashku me Anxhelën rezervojnë shumë surpriza për teleshikuesit./revistawho.com