• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë në ndihmë të shqiptarëve, Emina Cunmulaj zbulon shumën që ka dhuruar për të prekurit e tërmetit

Pas tërmetit tragjik të një jave më parë, të shumtë ishin ata personazhe që ndihmuan sadopak familje të tëra që mbetën pa strehë. Edhe Emina Cunmulaj ka qenë një nga këto personazhe. Ajo njihet për natyrën e saj bamirëse dhe shpesh ka ndihmuar mjaft persona në nevojë në Shqipëri. Në një lidhje live me Skype në emisionin special të NIN-it për mbledhje fondesh për Shqipërinë, ajo njoftoi se ka dhuruar 10 mijë dollarë për popullin shqiptar. Gjatë lidhjes direkte, Çunmulaj nuk mbajti dot lotët por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri për të bërë atë që ia do zemra. Kujtojmë se nga ky tërmet humbën jetën 51 persona dhe mbetën qindra të plagosur.

CLOSE
CLOSE