• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë e veshur me stil, Elvana Gjata i qëndron besnike kësaj ngjyre në çdo klip të saj

Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm në muzikë, pasi u distancua për disa muaj. Ajo ka qenë më aktive se kurrë me koncerte dhe me premierën e filmit ‘2 Gisht Mjaltë’ ku ishte protagoniste krah Ermal Mamaqit. Siç edhe e keni parë, së fundmi, këngëtarja e njohur ka publikuar disa këngë të reja brenda një kohe relativisht të shkurtër. Ajo u rikthye me ‘Tavolina e mërzisë’ dhe më pas publikoi ‘Pa dashuri’, kolonë zanore e komedisë që pati shumë sukses.

Pa pushuar aspak, brenda 1 muaji, Elvana ka publikuar edhe tre këngë të tjera. Dy bashkëpunime, përkatësisht me Capital T dhe Ardian Bujupin dhe një solo që e ndau me të gjithë ditën e djeshme. Por e keni vënë re një detaj që bashkon pjesën më të madhe të këngëve të saj?

Elvana Gjata ka ngjyrë të preferuar të bardhën, ose të paktën kështu duket pasi në pjesën më të madhe të këngëve ka patjetër një gjë të bardhë në veshjet që ajo zgjedh. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në disa prej koncerteve të saj ku është shfaqur e veshur me të bardha kokë e këmbë.

 

Kjo ngjyrë është lehtësisht e kombinueshme, bën të mundur që të biesh në sy, reflekton pastërti dhe është e bukur, jo më kot është edhe zgjedhja e këngëtares së njohur. Kur vjen puna tek stili, Elvana bie në sy ndër koleget e saj, jo më kot sugjerimi i saj për të bardhën mund të vlejë edhe për ju. / revistawho.com