• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjiko zbulon arsyen e mungesës së tij në ‘Instagram’ dhe paralajmëron rikthimin

Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe me emrin e artit, Gjiko është një nga reperët më të dashur për të gjithë publikun shqiptar. Ai ka ditur si të tërheqë vëmendjen e fansave me gjestet e veçanta dhe kërcimet tipike në çdo videoklip.

Së fundmi ai ka treguar me anë të një postimi në ‘Instagram’, arsyen se pse këtë periudhë nuk ka qenë tepër aktiv në rrjetet sociale.

“Kohët e fundit nuk kam qenë shumë aktiv në ‘Instagram’, sepse i jam përkushtuar më shumë familjes, pasi kanë qenë muajt e parë bashkë me bebushin, por tani jam stabël. Dhe e gjeni dot çfarë? Po rikthehem. Gjiki më i forti, kështu deshi zoti”, ka shkruar reperi krahas fotos ku duket tepër serioz.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Asdreni së bashku me partneren e tij, Elita Rudin, u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të quajtur Zëri, ndërsa projekti i tij më i fundit muzikor ka qenë bashkëpunimi me këngëtarin Butrint Imeri, me këngën ‘Bakllava’./revistawho.com