• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gjiko nuk paska ndryshuar fare, Elita Rudi publikon foto nga fëmijëria e tyre

Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe si Gjiko, është një ndër reperët më të njohur, dhe projektet e tij muzikore kanë patur sukses të jashtëzakonshëm vitet e fundit. Ai ka arritur të fitojë dashurinë e shumë fansave dhe dashamirësve të punës së tij. Por si dukej Gjiko para famës? Këtë e ka zbuluar bashkëshortja e tij, me disa foto të publikuara në ‘Instagram’ të pasura nga foto të saj kur ka qenë e vogël dhe të djalit të tyre. Dukshëm nga fotot, artisti ka ruajtur të njëjtat tipare, e po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Elita e cila dikur ka qenë një vogëlushe me flokë të zeza kaçurela, me të njëjtën buzëqeshje si në ditët e sotme. Kujtojmë se disa ditë më parë ai festoi kurorëzimin e vëllait të tij, event ky gjatë të cilit Gjiko dhe Elita tërhoqën vëmendjen e të gjithve.