• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjiko merr lajmin e shumëpritur dhe zbulon pamjet e investimit të fundit luksoz

Gjiko e ka nisur ditën me një lajm shumë të bukur. Më në fund jahti i tij është gati dhe siç duket reperi do e ketë nën drejtim shumë shpejt. Pamjet e tij i ka zbuluar vetë Gjiko me anë të disa videove që ka postuar në ‘Instagram’ me shkrimin: “I dua këto lajme”.

Reperi duket se e pëlqen shumë detin dhe për ta shijuar në maksimum ka zgjedhur këtë mënyrë sa luksoze edhe të veçantë për të qenë gjithmonë pranë tij.

Ky investim i Gjikos duket se ishte i shumëpritur për të, pasi emocionet dallohen qartë. Kjo verë do të jetë shumë e veçantë për reperin, i cili me siguri do kalojë kohë me familjen duke udhëtuar në det. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE