• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë”, Orgesa Zaimi i dedikon fjalët më të ëmbla bashkëshortit

 

Për kngëtaren e njohur Orgesa Zaimi sot është një ditë shumë speciale. Bashkëshorti i saj feston ditëlindjen e 37-të dhe urimin e parë ja ka dedikuar ajo. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, shoku im më i mirë, babai më i mirë që mund të imagjinoja për fëmijët e mi. Njeriu perfekt me të cilin kam ndarë 11 vite jetë. Gjithmonë pranë meje”,-shkruan ajo.

Pavarësisht se nuk është person publik, Mentori është gjithsesi i njohur për të gjithë nga fotot që këngëtarja e suksesshme publikon me të. Orgesa dhe bashkëshorti i saj janë prindër të dy fëmijëve, Bora dhe Kron./revistawho.com