• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Getinjo befason fansat, deklaron largimin nga muzika

Getinjo është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit dhe pavarësisht problemeve që ka pasur në karrierë asnjëherë nuk i humbi fansat e tij. Ai dhe vëllai, Mozzik, u larguan pak kohë më parë nga ‘On Records’, megjithatë më vonë ata arritën të themelonin labelin e tyre “2 Euro Gang”. Dy vëllezërit kanë publikuar shumë këngë të reja dhe duket se nuk do të ndalen kurrë. Për të treguar këtë gjë dhe për të paralajmëruar publikimin e albumit të tij, Getinjo ju ka punuar fansave një rreng. Reperi ka deklaruar në ‘Instagram’ se do të hiqte dorë nga muzika dhe kjo gjë i befasoi të gjithë personat që e duan muzikën e tij. “Prej sot unë Getinjo kam vendosur që mos të bëj këngë të reja dhe të largohem nga muzika! Faleminderit për përkrahjen deri sot!”, ka shkruar reperi në ‘Instagram’.

Menjëherë pas kësaj deklarate ai ka marrë me qindra mesazhe dhe për këtë arsye më vonë ka zbuluar se ishte e gjitha një shaka.

Getinjo tha se nuk do të heqë kurrë dorë nga muzika dhe se ka gati albumin e tij të ri. Ai ka treguar se asnjëherë nuk ka marrë aq shumë mesazhe dhe kjo do të thotë se fansat e duan dhe nuk presin që ai të lërë pas dore pasionin e tij më të madh.

Kujtojmë se së fundmi reperi ka publikuar bashkëpunimin me Loredanën “Feuer” dhe për këtë këngë ai u akuzua se kishte ofenduar komunitetin LGBT, por reperi u shpreh se nuk kishte pasur një qëllim të tillë. /revistawho.com