• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

George Clooney në mbrojtje të Meghan Markle, ja si reagon motra e saj

George Clooney ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave për shkak të deklaratave të tij në mbrojtje të dukeshës Meghan Markle. George është shumë i afërt me Princ Harry dhe dukeshën, kështu që iu duk e arsyeshme që të thotë disa fjalë për mënyrën se si ajo po trajtohet. Sipas tij, me Meghan është duke u përsëritur e njëjta histori që ka ndodhur dikur me Princeshë Dianën. “Ajo është 7 muajshe shtatzënë, po ndiqet dhe po mashtrohet në të njëjtën mënyrë si Diana. Të gjithë e dimë se si kjo histori përfundon”, është shprehur ai gjatë intervistës. Clooney përmendi dhe letrën që thuhet se Meghan i ka dërguar babait të saj, duke iu lutur që ai të qëndrojë sa më larg mediave. Kjo deklaratë e aktorit, nuk është pritur shumë mirë nga motra e dukeshës, Samantha Markle. Ajo ka reaguar menjëherë duke shkruajtur statuse thumbuese në ‘Twitter’. “Hej Looney Clooney! Bashkëshortja jote avokate duhet të të kishte mësuar të mos bësh deklarata pa fakte të plota”, ka shkruar Samantha. “Unë dyshoj që George Clooney të largohet nga mamaja e tij për asnjë arsye të ligjshme. Rri qetë, Georgie”, ka shtuar ajo. Duke parë këto statuse, duket qartë që marrëdhënia e Meghan me motrën vazhdon të jetë në tension, e megjithatë nuk ka asnjë reagim nga aktori./revistawho.com