• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

George Clooney i del sërish në mbrojtje Meghan: Ajo do vetëm të jetojë jetën e saj

George Clooney ka një marrëdhënie shumë të mirë me Princin Harry dhe Meghan Markle. Madje me këtë të fundit ka shumë shoqëri dhe shpesh i ka dalë në mbrojtje publikisht. I ftuar në emisionin “Friday’s Goodmorning Britain” ai ka thënë se nuk e kupton përse shtypi duhet të shkruajë për çdo gjë që ndodh në jetën e Meghan. “Mendoj se është pak e padrejtë ndonjëherë. E kam parë se si shtypi mund të kushtojë vëmendje edhe për gjëra qesharake. Unë mendoj se është e pavend duke qenë se ajo do vetëm të jetojë jetën e saj”, – ka thënë Clooney. Më tej ai ka shtuar se Meghan është një grua shumë e sjellshme dhe e zgjuar. George Clooney dhe partnerja e tij, Amal ishin të ftuar në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle. Gjithashtu Amal bënte pjesë në listën e kufizuar të të ftuarve që morën pjesë në “baby shower-in” e dukeshës. /revistawho.com