• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

George Clooney heq dorë nga motoçikletat dhe vendimin e ka marrë Amal

George Clooney ka pranuar se ka hequr dorë nga përdorimi i motoçikletave dhe vendimin përfundimtar e ka dhënë bashkëshortja e tij Amal. I ftuar sot në ‘This Morning’, aktori pranoi se nuk ka dëshirë ta ndryshojë këtë plan të partneres së tij. Së fundmi, 58-vjeçari ka pësuar një aksident gjatë xhirimeve të filmit më të fundit në Itali që për pak i kushtoi jetën dhe kjo mendohet të jetë arsyeja kryesore që ai nuk mund të përdorë më një motoçikletë. Megjithëse nuk pati asnjë problem shëndetësor dhe shpëtoi mirë, Amal është shumë e shqetësuar për të.

“Ishte një nga ato bisedat e prera. Ne po ktheheshim nga spitali dhe Amal më tha vetëm dy fjalë: ‘Kaq ishte’, aty u mor edhe vendimi”,-u shpreh George.  Kujtojmë se aktori ka plot 40 vite që përdor motoçikletë dhe shpesh është fotografuar me bashkëshorten teksa udhëtonin bashkë. / revistawho.com