• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj miq që në fëmijëri, rrëfejnë kujtimet e tyre

Mbrëmja e djeshme e emisionit “Soirèe” iu dedikua qyteti të Lezhës, ku në poltronat e të ftuarve nuk mund të mungonin aktorët Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj. Përvec historisë dhe kulturës së këtij qyteti, ata kanë folur për kujtimet më të bukura rreth fëmijërisë. Aktorët kanë pohuar se njihen që në vegjëli. “Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”,u shpreh aktori, duke shkaktuar të qeshura në program. Ai u pyet më tej nga moderatorja Jonida Shehu nëse kanë qenë në një lagje. “Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës. Rudi ka qenë një fëmijë që të gjithë e mbanim në prehër se nëse do e lëshonim do ndiqte ndonjë makinë”, përfundon aktori. Mesa duket, të dy personazhet kanë pasur të njëjtën ëndërr, të jenë aktorë të skenave shqiptare e ja kanë dalë më së miri.