Genc Prelvukaj ka paralajmëruar prej ditësh që do të sjellë një tjetër prodhim muzikor. Sapo u prezantua titulli i saj ‘Lule Borë’, të gjithëve na shkoi mendja tek ‘himni’ i famshëm shkodran që këndohet prej dekadash në të gjithë Shqipërinë.
Dhe nuk kemi gabuar. Genc Prelvukaj ka risjell këngën e kompozuar nga Simon Gjoni në versionin modern, siç vetëm ai di ta bëj. Mbështetja për reperin ka qenë e menjëhershme, nga kolegë, miq, por jo vetëm. Eni Koçi, e fejuara e tij ka publikuar këngën duke ftuar të gjithë ndjekësit e saj që të dëgjojnë dhe ka zbuluar një detaj shumë interesant. “Kjo është këngë ime e preferuar”,-shkruan ajo ndër të tjera.
https://www.instagram.com/p/BvOz6ishxba/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=115xlven9c3bf&fbclid=IwAR2nEdgcTqD_841-xKNk6Z2xF62YoDZM7h7lbxx3ZnvbIDidMN-tMjy6gPo
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur risjell një këngë të vjetër shqiptare. Më herët, Genci ka publikuar në bashkëpunim me partneren e tij versionin modern të ‘Shi bie në Tiranë’. /revistawho.com