E kemi parë gjithnjë në rolet e tij komike në Portokalli, por aktori Gazmend Paja ka emocionuar edhe në dramë publikun kryeqytetas.
Ai është ngjitur në skenën e Akademisë së Arteve me monodramën ” Legjenda e Pianistit”.
Kanë qenë të shumtë edhe miqtë që e kanë përkrahur këtë projekt të Pajës, si Bes Kallaku me të fejuarën e tij, Xhensila Myrtezaj, Eneda Tarifa, Aurela Gaçe, etj.