• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gati për filmin e dytë, Ermal Mamaqi zbulon historinë dhe titullin e projektit më të ri kinematografik

Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi bëri të ditur disa kohë më parë se shumë shpejt do të sillte një tjetër projekt kinematografik pas suksesit të ‘2 Gisht Mjaltë’.

Ndërsa së fundmi, ai ka prezantuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ titullin e filmit dhe përmbajtjen e tij. “Jam i lumtur t’iu prezantoj me projektin e ri. Filmi titullohet ‘I Love Tropoja’. Do i kthejmë imazhin që i takon tropojanëve. Një histori që nxjerr pa bazë filmin ‘Taken’. Marko nga Tropoja është një superstar”, ka shkruar Mamaqi në postimin e tij më të fundit, ku shfaqet gjatë skenave të xhirimit të filmit. Menjëherë në llogarinë e tij kanë mbërritur komente nga më të ndryshmet, të cilat lidheshin me filmin më të ri dhe kohën kur ai do të publikohet në kinematë shqiptare. Megjithatë Ermali nuk ka zbuluar detaje të tjera, duke e lënë çdo gjë një surprizë për javët e ardhshme./revistawho.com