• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gati një projekt tjetër, Alfio Rrotani na prezanton vendin e ri të punës

Lajmet e mira nga kuzhinieri i njohur, Alfio Rrotani, duket se nuk kanë të mbaruar.
Ai ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ punimet mbi projektin më të fundit.
Bëhet fjalë për restorantin e tij të ri, i cili duket se shumë shpejt do nisi punën.
“Para një viti, një ëndërr e madhe në shpirt po bëhej realitet. Sot pas një viti një ëndërr akoma më e madhe po merr vendin që i takon. #sëshpejti”, shkruan ai bashkangjithur me foton ku shihet në vendin e ri të punës.
Kujtojmë se së fundmi Alfio dhe partnerja e tij Fatma, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një djali.