• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gati 2 vite pasi bënë lidhjen publike, Klea dhe Elgiti flasin për planet e martesës

Klea Huta dhe Elgit Doda prej pak muajsh kanë nisur një sipërmarrje të re së bashku, që deri më tani duket se po ecën mjaft mirë. Me akademinë “Klea Huta Academy” çifti i njohur organizuan një kamp veror për fëmijë në malin e Dajtit. Ditën e sotme Orinda Huta së bashku me emisionin e saj “Jo vetëm modë” ju bashkua Kleas dhe Elgitit në kamp, për të zbuluar diçka më tepër nga kjo eksperiencë dhe për jetën e tyre private. Ata mohuan lajmin e shtatzënisë së Kleas, që ka qarkulluar në media kohët e fundit dhe zbuluan se kjo gjë nuk është planet e tyre për momentin. Megjithatë ata treguan se kur të vijë koha duan shumë të jenë prindër të një vajze. Gjithashtu Klea dhe Elgiti thanë se nuk janë ende gati për një martesë, të paktën deri vitin e ardhshëm. “Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Megjithatë unë kam dëshirë të martohemi në datën kur jemi lidhur”, u shpreh Klea. Më pas Elgiti u vu në siklet kur u pyet nga Orinda për datën e lidhjes, sepse Klea tha se ai nuk e mban mend. Huta tregoi se ata janë lidhur në 10 tetor dhe me shumë mundësi  martesa e tyre do të organizohet pikërisht në atë datë. Kujtojmë se dyshja e njohur zyrtarizuan historinë e tyre të dashurisë rreth 2 vite më parë me anë të një fotografie në ‘Instagram’. /revistawho.com