• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gabimi i pafalshëm në çmimet “Oscar”, fansat shpërthejnë në rrjet

Gjatë mbrëmjes së çmimeve “Oscar” u nderuan edhe ata që nuk jetojnë më. Mirëpo në videon “In Memoriam”, që shoqërohej nga kënga “Yesterday” e Beatles-ave, e kënduar nga Billie Eillish, u harrua aktori i njohur, Luke Perry. Në video u shfaqën fotot e shumë të famshmëve që nuk jetojnë si Kobe Bryant, Kirk Douglas, Rip Torn, Doris Day nuk u përfshi Luke dhe fansat shpërthyen kundër produksionit. “E kanë harruar”, “Kjo nuk i falet”, e shumë reagime të tjera të fansave morën vëmendjen e të gjithëve. Kujtojmë se Luke Perry u nda nga jeta marsin e kaluar, pas një goditje në tru.