• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Fytyra pushimesh”, Gentian Zenelaj niset me pushime bashkë me familjen dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq

Pas një sezoni televiziv impenjativ, duket se Gentian Zenelaj ka zgjedhur t’i nisë pushimet verore së bashku me familjen e tij ditën e sotme. Moderatori dhe aktori i njohur ka publikuar disa foto të djalit dhe vajzës së bashku me partneren në aeroport, ku ka zbuluar lumturinë e tyre për këtë udhëtim.

“Fytyra pushimesh”, ka shkruar Zenelaj krah postimit të fundit të bërë në ‘Instagram’, ku nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit për fëmijët e aktorit.

Kujtojmë se Gentiani publikon rrallëherë momente nga jeta familjare, duke e mbajtur gjithmonë vëmendjen edhe në rrjete sociale tek profesioni dhe puna e tij. Prej disa sezonesh tashmë ai drejton programin ‘Stop’ së bashku me Saimir Kodrën, ku trajtojnë problematika dhe tema të aktualitetit./revistawho.com