• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Moti

Fundjavë e ngrohtë, këto janë surprizat e motit për sot dhe nesër

Java që po lëmë pas ka pasur një larmishmëri temperaturash. Dy ditët e para nisën me temperaturat të ultra dhe reshje shiu, ndërsa ditën e premte dolën rrezet e diellit. Përsa i përket fundjavës, moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm dhe do të ndryshojë nga zona në zonë. Mëngjesi ka nisur me vranësira dhe diell ndërsa në mesditë vranësirat do të shtohen. Sipas “Meteoalb” pasditja do të sjellë reshje shiu në dy ekstremet veri-jug. Këtë të shtunë dhe të dielë temperaturat do të variojnë nga 1 gradë Celcius në zonat malore deri në 20 gradë në zonat bregdetare./revistawho.com