• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fshiu kujtimin e fundit nga Justin, kjo është arsyeja pse Selena mori këtë vendim

Selena Gomez pak ditë më parë vendosi të fshinte nga rrjetet sociale kujtimin e saj të fundit nga Justin Beiber dhe kjo gjë shkaktoi bujë të madhe në media. Këngëtarja fshiu nga ‘Instagram-i’ i saj një postim, në të cilën i kishte uruar Justin-it ditëlindjen në 2018-tën. Së fundmi burime për “HollywoodLife” kanë zbuluar se pse Selena e mori këtë vendim. “Selena nuk u mundua që të ofendonte Justin. Ajo e di se fansat e vazhdojnë të mendojnë për idenë ‘Jelena’ dhe Selena nuk do që të kontribuojë në këtë gjë. Koha e kaluar me Justin ishte një kapitull i rëndësishëm në jetën e saj, por tani ka marrë fund. Ajo ka nisur një fazë të re në jetë dhe po e përqafon atë”, kanë treguar burimet pranë saj. Bieber dhe Gomez nisën një lidhje në 2011-tën, e cila pati probleme të shumta dhe në mars të 2018-tës i dhanë fund gjithçkaje mes tyre. Katër muaj më vonë Justin u fejua me Hailey Baldwin, e cila sot është bashkëshortja e tij. Selena gjatë asaj kohe kaloi një periudhë të vështirë me depresionin, por sot ajo ndjehet më mirë me veten. /revistawho.com