Teksa e gjithë Shqipëria sot po merret me syzet e tij, duket se zhurma “online” por jo vetëm, s’e ka shqetësuar aspak Gregor Ramën. Djali i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është parë sot më i buzëqeshur se kurrë në shoqëri të ëmbël. Gregu është ulur në kafene, e më pas ka bërë dhe një shëtitje me një vajzë shumë simpatike. Ajo që ka rënë në sy, është se dy të rinjtë shihen gjithë kohës të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Mos mendoni se vetëm ne njerëzit e thjeshtë, kemi të drejtë ta shijojmë Tiranën në këto ditë të bukura pranvere. Dimë se djali i kryeministrit i dashuron shëtitjet në këmbë, e me siguri ato duhet t’i shijojë shumë më shumë në një shoqëri kaq të mirë.