Muhammad Ali vdiq në moshën 74 vjeçare pas betejave të tij 32 vjeçare, nga një sëmundje neuro degjenerative të quajtur Parkinson
Fotografi britanik Zenon Texeira ishte i ftuar në shtëpinë e Muhammad Ali në Phoenix, Arizona me bekimin e familjes së ish-kampionit botëror për t’i bërë fotografitë e fundit si kampion bote në boks, transmeton lajmi.net.
Këto janë imazhet e fundit të publikuara të Muhammad Ali të cilat dëshmojnë shpirtin e një luftëtari, edhe pse trupi i tij ishte i sëmurë.
Vështrimi i ish-kampionit botëror në boks, të bënë edhe një herë të përjetosh dashurinë që ai kishte për këtë sport, e në këto fotografi ai ngriti duart e tij lart për herë të fundit, me sy gjysmë të mbyllur, dhe me një buzëqeshje të lehtë dhe rrënqethëse.
Presidenti Barack Obama tha se Muhammad mbante gjithmonë një palë doreza të zeza gjatë studimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë për të se ishte “njeriu që shkundi botën”.
Në ndërkohë për të thanë fjalë të mëdha edhe legjenda të futbollit e shumë sporteve tjera, duke e kujtuar atë me mall për trimërinë dhe vetëbesimin e madh që kishte. /lajmi.net