Kjo e dielë e freskët shtatori e ka gjetur çiftin e famshëm Ilva Tare dhe Eduard Selami në Tiranë. Të veshur “sport” ata janë parë teksa shëtisnin gjatë paradites në rrugët e “Bllokut”. Prindër të së voglës Melody, gazetarja dhe deputeti e kanë lënë sot vajzën në shtëpi, për të shijuar kafen të dy. Siç shihet edhe nga fotot që sjell “revistawho.com” më vonë ata janë parë teksa ktheheshin nën shoqërinë e mikeshës së tyre, gazetares Mira Kazhani.