Ajo ka bërë një pozë seksi si për të festuar puntatën e fundit për këtë sezon të “Domenica Live” ku i ftuar ishte dhe vetë kreu i shtetit Matteo Renzi. Protagonistja është prezantuesja Barbara D’Urso të cilës i ka “shpëtuar dora” me fotoshopin duke bërë një gafë që po bën xhiron e internetit. Ka zhdukur barkun dhe vithet e moderatores italiane duken në një formë perfekte. Deri këtu gjithçka në rregull. Por duke e foton me vëmendje, vihet re se një transformin ka pësuar edhe sfondi pas duke deformuar edhe derën. Jo pak herë me të tilla gafa janë zënë mat edhe mjaft yjet të showbiz-it shqiptar. Por me ç’kuptohet, fotoshopin qenka një mani ndërkombëtare.