• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fotoja që po çmend rrjetin…

Fotografia e një grafiti të pikturuar në mur, ku shfaqet presidenti rus Vladimir Putin dhe kandidati i mundshëm për president në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump duke u puthur në buzë, po çmend internetin. Ajo po shpërndahet në mënyrë virale jo vetëm në rrjetet sociale, por ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore. Grafiti është pikturuar pranë një restorant në qytetin Vilnius, në Lituani. Ai është realizuar nga artisti lokal me emrin Mindaugas Bonanu dhe është zbuluar nga pronari i lokalit, ditën e enjte. Imazhi i realizuar nga artisti është frymezuar nga një shkrepje e famshme e vitt 1979 ku tregohet lideri sovietik Leonid Brezhnev që puthte presidentin e gjermanisë lindore, Erich Honecker. I pyetur nga mediat lokale, pronarit i vendit ku ndodhet grafiti ka thënë: “ Shikojmë ngjashmëri mes dy heronjve, (Trump and Putin). Të dy kanë ego të madhe dhe është e habitshme që vijojnë gjithmonë të ecin përpara./opinion.al