Një mesazh personal i postuar gabimisht në Instagram. Kjo gjë i ka ndodhur këngëtares Zaimina Vasjari, e cila i ka shkruar disa rreshta Olti Currit për ti treguar se është rikthyer me ish-të dashurin dhe për ta falenderuar për kohën që ai iu gjend pranë, por që pa dashje e ka postuar atë në vend që t’ja dërgonte Oltit në privat. Postimi është fshirë për disa sekonda, por Prive.al nuk i ka shpëtuar. Më pas këngëtarja ka postuar një video ku i uron suksese Oltit në rolin e opinionistit në ‘Big Brother’.