• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ “Ti dhe unë”, rikthehet dyshja e duetit të suksesshëm, takohen në kryeqytetin britanik

Zëri i saj potent me siguri i mungon të gjithëve. Por prej kohësh, Anjeza Shahini i është përkushtuar në maksimum bashkëshortit të saj dhe është zhvendosur në qytetin e Londrës, aty ku jetojnë të lumtur së bashku. Vetëm se këngëtarja nuk harron që herë pas herë të takohet me kolegët e miqtë e saj të mirë. Në një foto të postuar nga ajo në Instagram shihet se për vizitë i ka shkuar artisti kosovar, Dren Abazi, me të cilin disa vite më parë Anjeza pati dhe një bashkëpunim të suksesshëm. “Kur vjen Gjozi për vizitë”- shkruan këngëtarja, teksa foto tregon qartë që dy miqtë e ngushtë po kalojnë shumë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit./revistawho.com