Pak kohë më parë, aktori i humorit, Olsi Bylyku zbuloi personin që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo quhet Egli e që prej momentit që u bë e ditur për publikun marrëdhënia e tyre, Olsi nuk është rezervuar me postime nga më romantiket.
Së fundmi çifti ka festuar ditëlindjen e Eglit në një darkë speciale, por mesa duket Olsi paska rezervuar një tjetër surprizë për bukuroshen.
Shumë papritur duke darkuar kanë nisur fishekzjarret dhe Eglit i ka ardhur në tavolinë një ëmbëlsirë. Në videot e publikuara ajo duket e surprizuar dhe kuptohet që nuk e priste këtë moment.
Çifti kanë disa vite në një marrëdhënie e ndoshta së shpejti do presim surpriza edhe më të mëdha.