Bebe Rexha, këngëtarja, 29- vjeçare me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në mbrëmjen e MTV VMA, pasi kishte zgjedhur një fustan shumë pikant.
Kjo paraqitje e Bebes është komentuar si një “hakmarrje” pasi një mashkull nga industria muzikore i kishte thënë se ajo është shumë e vjetër për të qenë seksi, pas fotove që ajo postonte në Instagram.
Këngëtarja dhe autorja e shumë hiteve ndërkombëtare dukej më joshëse se kurrë, me një fustan që i nxirrte shumë në pah format e saj.
Dhe me plot gojën mund të themi se ajo nuk është fare “e vjetër” për këtë industri. Madje po shkëlqen çdo ditë e më shumë. /revistawho.com