Më në fund e pranuan, janë të dashuruar dhe një nga çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Klea Huta dhe Elgit Doda janë bashkë e dashurinë e tyre nuk e fshehin më nga sytë kuriozë. Hapin e madh e ka bërë kantautori i cili pak më parë publikoi papritur këtë foto kaq të bukur. Ai e puth në ballë këngëtaren e prezantuesen bukuroshe. Në fakt thashethemet për një lidhje midis të dyve nisën verën që lamë pas, por të dy artistët e mohuan kategorikisht duke thënë në çdo dalje publike se janë shokë e bashkëpunëtorë të mirë./ revistawho.com