• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ E merrni me mend se kush e priti buqetën e Marina Vjollcës?

Marina dhe Geti kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Lalëzit. Marina dukej si një princeshë e vërtetë teksa ecte drejt altarit për t’i thënë “Po” reperit të njohur, Ghetto Geasy. Por një pjesë e rëndësishme e dasmës është dhe hedhja e buqetës. Një traditë që është trashëguar ndër breza thotë që vajza që do të presë buqetën që hedh nusja, ka rradhën për t’u martuar. Jeni kuriozë të dini kush ishte fatlumja? Një nga mbesat e Marinës, Klevisa ishte e para që kapi buqetën e Marinës. Vajzat e familjes Vjollca mbrëmë dukeshin më të bukura se kurrë teksa festonin lumturinë e një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar.