Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, feston sot ditëlindjen dhe urimin më të embël e ka marrë nga vajza e saj Anxhelina.
“Gëzuar ditëlindjen shoqja ime më e mirë, për gruan më të mrekullueshme që njoh, mamaja ime e bukur. Fjalët nuk mund të shprehin se sa shumë të dua. Ti je njëkohësisht forca dhe dobësia ime. Heroi i jetës time dhe frymëzimi im. Uroj të kesh ditëlindjen më të bukur. Më mungon shumë e mezi pres të të takoj”, shkruan Anxhelina.
Kujtojmë se Albërija ka dhe një vajzë tjetër më të madhe, Agnesën. Ajo jeton në Shqipëri, ndërsa Anxhelina u largua shumë vite më parë në Amerikë, aty ku dhe ka ndërtuar tashmë jetën e saj.