• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Flori Mumajesi thyen rekord në “Kënga Magjike”, 1 milion klikime për një javë

Në vetëm një javë nga prezantimi në “Kënga Magjike 2015”, kënga “Me fjalë të vogla” e Flori Mumajesit ka arritur në 1 milion klikime. Ky është një rikthim i Florit në skenën e festivalit e mesa duket ka goditur në shenjë, pasi është hera e parë që një këngë në këtë kompeticion arrin 1 milion klikime në një javë. Balada “Me fjalë të vogla” ka qenë kënga më e shpërndarë gjatë kësaj periudhe në rrjetet sociale, duke u konsideruar si balada më e bukur e këtyre kohëve. Ndikim në këtë sukses kanë patur edhe kolegët e Florit të cilët e kanë mbështetur artistin me publikimin e këngës.